OSBE prezanton raportin për veprimet e gjykatave në rastet e terrorizmit
B. Halimi / RTKlive
Misioni i OSBE-së në Kosovë, do të prezantojë, të hënën, në Prishtinë, një raport për veprimet e sistemit gjyqësor të Kosovës në rastet e terrorizmit.
Raporti i trajtimit të rasteve të terrorizmit në sistemin e drejtësisë penale të Kosovës analizon rastet e terrorizmit nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe bazohet në të dhënat nga Misioni Monitorues i Gjykimeve, informacionet nga gjykatat dhe intervistat e detajuara me palët e interesuara.
Qëllimi i tij është të mbështesë profesionistët ligjorë në ruajtjen e standardeve më të larta profesionale në fushën sfiduese të ligjit dhe politikës praktike. Për këtë qëllim, raporti identifikon praktikat e mira, si dhe fushat me interes në legjislacion, procedurë e praktikë si dhe përmbyllet me një sërë rekomandimesh, njofton Misioni i OSBE-së.
Sipas këtij njoftimi, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë prezantimet e njërit prej dy autorëve të raportit, këshilltares ligjore Kirsty Brimelow (Angli dhe Uells) dhe reflektimet e panelistëve. Kjo do të pasohet nga një diskutim dhe një seancë pyetje-përgjigje në lidhje me gjetjet e raportit.
Ministrja e Drejtësisë Albulena Hadjiju, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe prokurori special Afrim Shefkiu, do të mbajnë fjalë rasti, së bashku me ambasadorin Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Raporti do të prezantohet, të hënën, në orën 14:00.























