Ekskluzive: Flet për RTK, Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës boshnjake
RTKlive
Shefik Xhaferoviq, në këtë intervistë për RTK-në, e cila transmetohet e plotë, sonte në Edicionin Qëndror të lajmeve në orën 19:30 në RTK, flet për disa çështje. Mes tyre, edhe për arsyen se përse një kosovar me psaportë të Kosovës nuk mund të shkojë në Bosnje e Hercegovinë pa vizë dhe anasjelltas.
E përveç Serbisë, Bosnje e Hercegovina është vendi i vetëm në rajon që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.
Në fakt, qëndrimin shpesh paradoksal të këtij vendi, që në shumë raste është edhe më i ashpër se vetë ai i Serbisë, karshi Kosovës, e shpjegon në intervistë ekskluzive për RTK-në, Shefik Xhaferoviq, njëri nga tre anëtarët e presidencës boshnjake.
“Unë mendoj se është në interes të Bosnje e Hercegovinës që njerëzit që jetojnë në Bosnje dhe ata që jetojnë në Kosovë, do të duhej të punohej në atë që të hiqej ky regjim vizash dhe njerëzit të lirë të lëvizin”, thotë Xhaferoviq.
Në intervistë për gazetaren Leonora Bërbatovci, anëtari i presidencës boshnjake deklaron se madje në shtetin e tij, nuk flitet as për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Ky është qëndrimi zyrtar i Bosnje Herecegovinës dhe unë jam i detyruar ta them pa marrë parasysh se çfarë unë mendoj personalisht si anëtar i presidencës”, thotë ndër të tjera Xhaferoviq, në këtë intervistë për RTK-në, e cila transmetohet e plotë, sonte në edicionin qëndror të lajmeve në orën 19:30 në RTK.























