Gërvalla e Al-Sabah: Kosova e Kuvajti në krah të aleatëve të përbashkët
BKT
Lajme

Gërvalla e Al-Sabah: Kosova e Kuvajti në krah të aleatëve të përbashkët

M. Miftari/RTKlive

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takon në Nju Jork ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit Al-Sabah.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar sot në Nju Jork me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, Al-Sabah, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale, rajonale dhe për sfidat globale lidhur me sigurinë e ushqimit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Shtetit të Kuvajtit, ministrja Gërvalla-Schwarz theksoi se Republika e Kosovës dhe Shteti i Kuvajtit qëndrojnë së bashku, përballë këtyre sfidave, në krah të aleatëve të përbashkët.

Në këtë takim ministrja Donika Gërvalla-Schwarz shoqërohej nga shefi i misionit të  Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka dhe nga ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli.

Ministrja Gërvalla-Schwarz po qëndron në Nju Jork, ku në margjina të edicionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) do të takojë homologë të saj dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës, me të cilët do të diskutojë për të arriturat e Kosovës, forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, qasjen e Serbisë ndaj zhvillimeve rajonale dhe për rreziqe që i kanosen rajonit dhe Evropës pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.


MË SHUME NGA Lajme