Të enjten dy seanca të Kuvendit
BKT
Foto: Elmina Osmani
Lajme

Të enjten dy seanca të Kuvendit

Elmine Osmani /RTK

Ndonëse pa kuorum Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e saj ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten më 22 shtator.

Ndonëse nuk pati kuorum Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të enjten më 22 shtator të mbahet seanca e radhës. Zëvendës shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Adnan Rrustemi tha se në rend dite të enjten janë Projektligji për Qeverinë, ai për Noterinë e të tjerë.

Kur foli për dialogun me Serbinë ai tha se duhet t’i drejtoheni Qeverisë në lidhje me këtë çështje, por që shtoi se asnjëherë nuk ka munguar transparenca.

“Në mungesë të kuorumit u vendos të enjten të mbahen dy seanca që janë votimet për projektligjin për Qeverinë, noterinë etj.“Dialogun Kosovë-Serbi duhet t’i drejtohen Qeverisë sepse në kuvend nuk ka pasur dialog por që marrëveshja është e obligueshme me njohje më qendër” ”, tha Rrustemi.

Sipas Rrustemit transparenca ka qenë e madhe me takime të vazhdueshme. “Ka diskutime në Kuvend sa herë ka kërkesë në kuvend qeveria ka qenë e gatshme për të diskutuar. Mendoj që transparenca është e plotë”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sërish të enjten do të vazhdojnë me debatin për grevat, nëse deri atëherë nuk ndërpriten ato. Tahiri për gjendjen e krijuar nga grevat fajin ia ka vënë qeverisë ne krye me Albin Kurtin.

“Po hyjmë në javën e katërt që mësimi në Kosovë nuk po mbahet. Janë rreth 320 mijë nxënës të cilët nuk po e vijojnë mësimin, rreth 30 mijë mësimdhënës të cilët s’po e vazhdojnë punën e tyre. Kjo është e papranueshme dhe është e papranueshme kryeneçësia e Kurtit i cili është përgjegjës direkt për këtë situatë e cila është shkaktuar në arsim”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij dëm i madh që po i shkaktohet mbi të gjitha të ardhmes së Kosovës. “Humbja e mijëra orëve të mësimit dhe mosshqetësimi fare i qeverisë është e paprecedentë. I bëjmë thirrje urgjente Kurtit dhe Nagavcit të ulen me sindikatat dhe të gjejnë zgjidhje”, tha ai.

 

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

N. Mekolli /RTKlive

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot, në ora 11:00, do të mbajë mbledhjen e radhës.

Njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

Disa nga pikat tjera të rendit të ditës janë edhe disa nga pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022, votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë, shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027.

Në rend dite janë, gjithashtu, edhe shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Medieve për vitin 2021, shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, si dhe shumë raporteve të tjera.


MË SHUME NGA Lajme