Ministri Latifi sot viziton Greqinë
BKT
Lajme

Ministri Latifi sot viziton Greqinë

N. Mekolli /RTKlive

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Greqi.

Ministri Latifi do të pritet në Athinë nga homologu i tij grek, Athanasios Plevris, me të cilin pritet të bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor, njofton MSH-ja.

“Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave”, thuhet në njoftimin e MSH-së.


MË SHUME NGA Lajme