Krasniqi: Kryeministër gjej zgjidhje
BKT
Lajme

Krasniqi: Kryeministër gjej zgjidhje

N. Mekolli/ RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasnqi në javën e tretë të grevës së mësimdhënësve, ka akuzuar kryeministrin për kokëfortësi.

Ai, në një postim në Facebook, është shprehur se refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t’i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit.

“Mbi 300 mijë nxënës po vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi edhe sot, e do të duhej të ishin në shkollë qe gati tri javë. Refuzimi i Qeverisë për dialog po vazhdon t'i dëmtojë të gjithë, e më së shumti nxënësit”, shkruan Krasniqi.

Sipas tij, nga 1 shtatori, jeta e prindërve dhe mësimdhënësve është vështirësuar edhe më tej. Kjo bllokadë, që po ndodhë si pasojë e kokëfortësisë së Qeverisë, kërkon zgjidhje urgjente.

“Mësimdhënësit nuk po kërkojnë pazare e as lëmoshë – por, vetëm dinjitet! Dinjiteti është boshti i veprimtarisë së tyre historike dhe qeveria nuk duhet t'ua mohojë këtë vlerë. Janë po këta njerëz që edhe në periudha më të vështira kanë ruajtur dinjitetin tonë njerëzor e kombëtar. Duhet t'i mirëkuptojmë, sepse janë prindërit tonë të dytë.

Kryeministër, për hir të fëmijëve, gjej zgjidhje!”, ka shkruar Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme