Presidentja Osmani takon Mbretin Charles III dhe kryeministren Truss
BKT
Lajme

Presidentja Osmani takon Mbretin Charles III dhe kryeministren Truss

B. Halimi / RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elisabeth II. Me këtë rast, Osmani, në Pallatin Buckingham, është takuar me Mbretin Charles III si dhe me kryeministren e re të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

“Krahas Familjes Mbretërore dhe liderëve të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e Mbretit në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka shkruar presidentja Osmani në Twitter.

Në lamtumirën e Mbretëreshës Elisabeth II po merr pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe shumë liderë tjerë botëror.


MË SHUME NGA Lajme