Galtier: Neymar është një `showman`
BKT
Sport

Galtier: Neymar është një `showman`

B. Halimi / RTKlive

Paris Saint-Germain mbrëmë arriti ta mposhtë Lyonin, me golin e Lionel Messit, i ndihmuar nga Neymar. Braziliani ishte i zhgënjyer dhe i zemëruar kur trajneri e zëvendësoi në minutën e 86-të dhe e futi në lojë Carlos Soler.

“Në ndeshje të tilla, lojtarë të mëdhenj si Neymar dhe Messi duhet të dallohen. Neymar ka punuar shumë për ekipin. Ai doli pak i zemëruar, por kjo është normale. Sjellja e tij është e patëmetë”, tha Galtier.

“Neymar na jep bilancin më të mirë. Ai ka intensitet dhe është bujar me ekipin, ka cilësi teknike. Ai është një ‘showman’ i madh”, ka shtuar trajneri i kampionit francez.

Gjatë verës pati spekulime se Neymar mund të largohej nga PSG pasi drejtuesit e klubit nuk ishin të kënaqur me sjelljen e tij. Mediat raportuan gjithashtu se braziliani nuk shkoi mirë me bashkëlojtarin Kylian Mbappe, gjë që të dy më pas e mohuan.