Konjufca njoftoi koordinatoren e OKB-së për arritjet e Kosovës
BKT
Lajme

Konjufca njoftoi koordinatoren e OKB-së për arritjet e Kosovës

N. Mekolli /RTKlive

Kryetari i Kuvendi të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim koordinatoren e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence.

“Kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje znj.Spence për punën e misionit të Kombeve të Bashkuara, me fokus të veçantë në mbështetjen e progresit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë”, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Bëhet e ditur se kryeparlamentari e njoftoi koordinatoren e OKB-së me arritjet e deritashme, detyrat, objektivat dhe synimet e kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës.

“Kryetari Konjufca dhe znj.Spence konfirmuan gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe koordinimit sa më efektiv për konsolidimin e demokracisë, zhvillimin e qëndrueshëm, mirëqenien e qytetarëve dhe mbështetjen e reformave integruese”, thuhet në këtë njoftim.


MË SHUME NGA Lajme