Kurti takon Minxhozin, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Kurti takon Minxhozin, flasin për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

E.Hoti/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në njoftim thuhet se, në qendër të takimit ishin përgatitjet për shënimin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Bëhet e ditur se në takim u theksua bashkëpunimi gjithnjë e në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

"Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë", thuhet në njoftim.​

 


MË SHUME NGA Lajme