Arta Avdiu emërohet u.d e drejtoreshës së Televizionit në RTK
BKT
Foto: RTK
Lajme

Arta Avdiu emërohet u.d e drejtoreshës së Televizionit në RTK

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Bordi i RTK-së ka aprovuar propozimin e drejtorit të përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj për emërimin e Arta Avdiut, në pozitën e ushtrueses së detyrës së Drejtoreshës së Televizionit të Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin  Ahmetxhekaj ka argumentuar para Bordit rëndësinë e miratimit të këtij propozimi për të vazhduar siç ka thënë me hapa të përshpejtuar drejt kompletimit të pozitave të tjera udhëheqëse në RTK.

Arta Avdiu është gazetare shumëvjeçare e mediumit publik, njëherësh redaktore e angazhuar në prodhimin e dokumentarëve.

Emërimi i saj në këtë pozitë vjen pas dorëheqjes së drejtorit të deritashëm të televizionit, Festim Kabashi.

 


MË SHUME NGA Lajme