Komisioni për Siguri formoi grupin punues për ndryshimin e tri ligjeve
BKT
Foto: Valjeta Shala
Lajme

Komisioni për Siguri formoi grupin punues për ndryshimin e tri ligjeve

N. Mekolli /RTKlive

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, në takimin e sotëm formoi grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjit për  ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin 6 për  ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për Shërbim në Forcës së Sigurisë.

Kryetari i komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha pasi paraqiti pikat e rendit të ditës kërkoi formimin e grupin punues për shqyrtimin për këto tri ligje, me çka, pas një debati jo të gjatë u pajtuan edhe anëtarët e tjerë të Komisionit.

Kryesuese e këtij grupi punues u zgjodh Shqipe Mehmeti Selimi, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Berisha tha se grupi punues do të përbëet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ai i LDK-së Anton Quni dhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.


MË SHUME NGA Lajme