Osmani: Me Sir Lindsay Hoyle biseduam për rajonin dhe Evropën
BKT
Lajme

Osmani: Me Sir Lindsay Hoyle biseduam për rajonin dhe Evropën

RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle. të cilit i ka shpreh ngushëllimet, me rastin e varrimit të Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II, e cila  ndërroi jetë më 8 shtator.

Osmani, në një postim në Twitter, ka shkruar se me Sir Lindsay Hoyle folën për zhvillimet në Ballkan dhe në Evropë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Ndërsa isha në Mbretërinë e Bashkuar, u takova me kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle dhe shpreha ngushëllimet e mia në emër të Kosovës.

Diskutuam gjithashtu zhvillimet në rajonin tonë dhe në Evropë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar mes dy miqve dhe aleatëve afatgjatë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeta II.

Pas kësaj ceremonie në Mbretërisë së Bashkuar, presidentja Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA), krahas liderëve të tjerë botërorë do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Image


MË SHUME NGA Lajme