Albin Kurti sot zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LVV-së
N. Mekolli /RTKlive
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se, Albin Kurti, do ta shpallë sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të këtij subjekti politik.
LVV-ja, dje përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se shpalosja e platformës së kandidatit për kryetar do të bëhet sot në orën 18:00.
Përveç Kurtit, sot në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, kandidaturën e saj, për kryetare të organizatës Gratë për Vetëvendosje, do të shpalosë edhe Albulena Haxhiu, kurse kandidaturën për kryetar të organizatës Rinia për Vetëvendosje do ta shpalosë Behar Jashari.
“Nesër, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kandidates për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, thuhet në njoftimin e djeshëm të kësaj partie.























