Çitaku: Hapi i gabuar i kryeministrit Kurti
J.Musliu/RTKlive
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se nuk ka asgjë personale me Ardita Sinanin, mirëpo emërimi i saj në pozitën e këshilltares për Preshevë, pranë zyrës së kryeministrit të Kosovës, jo vetëm që është hap i gabuar, por edhe i dëmshëm.
Tutje, ajo shkruan se Qeveria e Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata.
“Fatkeqësisht, qasje të njëjtë destruktive e tendenca përçarëse, kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni etj”, ka shkruar ndër të tjera Çiktaku.
Një ditë më parë, Zyra e Kryeministrit Kurti njoftoi se kreu i ekzekutivit të vendit, ka emëruar Ardita Sinanin, si këshilltare për çështjet e Luginës së Preshevës.























