Tirana me një tjetër murale të realizuar nga artistët e “Mural Fest 2022”
Kulturë

Tirana me një tjetër murale të realizuar nga artistët e “Mural Fest 2022”

ATSH

Një tjetër murale e bukur i është shtuar Tiranës nga artistët e talentuar të “Mural Fest Tirana 2022”.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo murale e realizuar nga artistët pjesëmarrës në këtë festival.

“Mural Fest Tirana” është një nga aktivitetet më të veçantë që zhvillohet në kryeqytet për të pestin vit me radhë, si nismë e Agjencisë së Dekorit nga bashkia e Tiranës, këtë herë edhe në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”.

Ky festival, i cili ka nisur më 6 shtator, sipas kuratorit Helidon Haliti këtë vit ka më shumë pjesëmarrëse gra artiste si dhe do të ketë tri vepra kushtuar rinisë.

Vitet e fundit Tirana po i ofron qytetarëve dhe vizitorëve të huaj një pamje tjetër, ku muret me tulla në disa rrugë, janë zëvendësuar me murale, të cilat i kanë dhënë pamje tjetër  kryeqytetit.


MË SHUME NGA Kulturë