Ekspertët: Nuk duhet të nënvlerësohet rasti i atentatit ndaj Kurtit|Video
Afet Bela / RTKlive
(E plotësuar, ora 21:44) Sonte në RTK Prime temë diskutimi ishte tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Xhavit Halitit dhe Ismet Haxhës. Mysafirët kanë dhënë opinione të ndryshme rreth tentim atentati, duke e vlerësuar atë edhe si mundësi e organizimit të ndonjë shërbimi sekret për të prishur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Fadil Kajtazi, ish-oficer i inteligjencës, tha se duhet të shikohet se kush e ka porositur për të bërë atentat ndaj Kurtit dhe të tjerëve.
Ai ka thënë se për një rast duhet të ketë edhe dy burime të tjera. Kajtazi foli edhe për sulmet kibernetike tha se informacionet e shërbimeve sekreteve nuk publikohen.
Ndërkaq Shkëlzen Sopjani ish-kryeinspektor i AKI-së, vlerësoi se ky rast ka marrë jehonë të madhe, por që ky informacion është i vonshëm. “Për këtë rast ka pasur informacion, ku kryeministri i rriti masat e sigurisë. Po flasim për një rast që ka ndodhur para një viti”, tha ai në emisionin RTK Prime. Sipas tij Policia e Shqipërisë, çdo informacion që e ka dërguar Kosova është trajtuar dhe hetuar.
“Ky rast është trajtuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi Sopjani. Ai tha se Policia dhe AKI kanë kryer punën shumë mirë.
Kurse Hajrullah Tërnava ish-drejtor i Akademisë Policore, nuk duhet të nënvlerësohet rasti i atentatit ndaj Kurtit dhe të tjerëve. “Ne duhet të ecim me kohën dhe shërbimet tona duhet të verifikojnë gjërat”, theksoi ai.
Tërnava vlerësoi se shërbimet sekretet luajnë lojëra të ndryshme.
Ndërsa Artan Hoxha, gazetar Hulumtues në Shqipëri, tha se Kosova ka shumë armiq dhe dukej një operacion i shërbimeve sekrete. Për personazhin që u përmend në media që është nga Shqipëria që mund të përfshihej në atentat, Hoxha tha se ky personazh është gjahtar dhe që ky njeri shquhej në lëmin e gjuetisë.
“Ai personash ka pasur probleme, por nuk është dënuar në Shqipëria dhe për pjesëmarrje në grupet kriminale. Në dijeninë time në arkivin elektronik të Policisë së Shqipërisë mund të jetë edhe ky informacion. Policisë i mbetet të verifikojë këtë informacion”, theksoi Hoxha. Ai bëri me dije se sot ka kontaktuar me personin e apostrofuar. “Ky person është ndaluar njëherë në Kosovë dhe është liruar”, theksoi ai.
(E plotësuar, ora 20:45) Sonte në RTK Prime temë diskutimi është tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Xhavit Halitit dhe Ismet Haxhës.
Sonte në "RTK Prime" diskutohet për tentim atentatin ndaj Kurtit
Sonte në RTK Prime me fillim nga ora 20:20, temë diskutimi do të jetë tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj Xhavit Halitit dhe Ismet Haxhës.
Për të folur rreth kësaj teme të ftuar janë: Fadil Kajtazi, ish-oficer i inteligjencës, Artan Hoxha, gazetar Hulumtues në Shqipëri, Shkëlzen Sopjani ish-kryeinspektor i AKI-së dhe Hajrullah Tërnava ish-drejtor i Akademisë Policore.
























