Trendafilova anulon ardhjen në Gjilan, PSD anulon protestën kundër saj
BKT
FOTO/ PSD
Lajme

Trendafilova anulon ardhjen në Gjilan, PSD anulon protestën kundër saj

A.Bela/ RTKlive

Partia Social Demokrate (PSD) ka anuluar protestën e thirrur për nesër në Gjilan, pas anulimi të vizitës së Trendafilovë për nesër në Kosovë.

"Anulimi i takimit të mbyllur të znj Trendafilova për herë të dytë e ka konfirmuar një fakt të rëndësishëm për këtë gjykatë: Gjykata Speciale është politike që tenton të menaxhoj opinionin publik dhe të normalizoj imazhin e saj aty. Kjo gjykatë është e padrejtë dhe skandaloze. Takimet e mbyllura, në qetësi e të qeta shërbejnë për të normalizuar e tjetërsuar pikërisht këtë fakt mbi këtë gjykatë. Prandaj, karshi jehonës së zëri të qytetarëve të organizuar e revoltuar, këta zgjedhin strukjen. Për shkak të anulimit të takimit të znj. Trendafilova në Kosovë, anulohet dhe protesta e organizuar për shkak të këtij takimi. Falënderojmë secilin qytetarë që ndihmoj në organizimin e secilën grua e secilin burrë që ishte i gatshëm të dilte në protestë e të shpërfaqte pakënaqësinë aty", ", thuhet në komunikatën e PSD-së.


MË SHUME NGA Lajme