Me moton ‘Vjosa përgjithmonë’ fillon edicioni i 14-të i `Prifest`| Video
Rtklive
Foto / RTK
Kulturë

Me moton ‘Vjosa përgjithmonë’ fillon edicioni i 14-të i `Prifest`| Video

Shqipe Gashi/ RTKlive

Sonte ka filluar edicioni i 14-të i ‘PriFest’, kushtuar Vjosa Berishës, artiste, njëherësh edhe themeluese e kësaj ngjarjeje. Motoja e këtij edicioni të PriFest është ‘Për të’, në shenjë kujtimi dhe nderimi për producenten Vjosa Berisha, e cila vdiq në qershor të këtij viti.

Fatos Berisha, organizator i festivalit PriFest,tha se edicioni i 14-të PriFestit i cili i këtë vit ka ndryshuar shumë duke filluar nga zëvendësimi i motos “Miqësi përgjithmonë” me “Vjosa përgjithmonë”.

Po ashtu tregon se çmimi kryesor për producentë do ta mbaj emrin e Vjosa Berishës. “Tani e tutje festivali do ta këtë edhe çmimin kryesor të festivalit ‘Çmimi Vjosa Berisha’, i cili do të jepet për producentë, pasi që edhe Vjosa ishte producente. Vjosa Berisha i dha shumë këti festivali deri sa ishte gjallë”, tha ai në një intervistë për RTK-në.

Berisha beson se ia kanë dalë që të bëjnë një festival siç e donte gjithmonë Vjosa, duke treguar disa nga filmat që do të jepen dhe detaje tjera të festivalit.

“Ia kemi dalë ta bëjmë festivalin ashtu siç donte gjithmonë Vjosa. Edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit artistik të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë “PriFest” sonte u hap me filmin ‘Vera andrron detin’ me skenar të Doruntina Bashës e regji të Kaltrina Krasniqit, kurse do të përfundojë po ashtu me një film shqip ‘Virgjëresha Shqiptare’ me regji të Bujar Alimanit. Ceremonia e këtij festivali po mbahet në Kino Armata. Pjesmarës në këtë festival do të jenë mbi 45 filma”,tha Berisha.

Për më shumë ndiçeni videon:


MË SHUME NGA Kulturë