06:23 / 21.09.2022
Mbahet Samiti Dixhital "Prishtina 2022"
RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor’, ka thënë se ky samit u jep mundësi të gjitha shteteve të zhvillohen aspektin e dixhitalizimit, raporton RTK.
Me rastin e Samitit Dixhital dy ditor “Prishtina 2022”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Dixhitalizim dhe Transport, Stefan Schnorr do të mbajnë Konferencë për Media pas hapjes së Samitit.























