Sveçla në takim me Butel, ambasadorja vlerësoi luftën ndaj korrupsionit
Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.
Sipas njoftimit nga MPB-ja, ministri ka falënderuar Ambasadoren franceze në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Agjencive Ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndërkohë aty thuhet se Ambasadorja Butel vlerësoi lartë angazhimin e MPB-së në luftë ndaj krimit dhe korrupsionit derisa ka falënderuar ministrin për gatishmërinë e ofruar për ndihmë në menaxhimin e zjarreve me të cilat është ballafaquar Evropa.
“Republika e Francës dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe ministri Sveçla ritheksoi se do të angazhohemi në thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve. Me rastin e përfundimit të misionit të saj tre vjeçar në Republikën e Kosovës, Ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e mëtutjeshme Ambasadores, Marie Christine Butel”, thuhet në komunikatën e MPB-së.























