Rizvanolli:BE e Ballkani Perëndimor synojnë heqjen e tarifave të roamingut
BKT
Venera Xhoxhaj/ RTK
Lajme

Rizvanolli:BE e Ballkani Perëndimor synojnë heqjen e tarifave të roamingut

Venera Xhoxhaj & Afet Bela/RTK

(E plotësuar, ora 11:55 ) Në Prishtinë ka nisur punimet dy ditore Samiti Digjital “Prishtina 2022”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas hapjes së Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor, në një konferencë për media vlerësoi lartë këtë samit i cili për herë të parë po mbahet në Kosovë.

“Edicioni i pestë po mbahet në Prishtinë dhe ne me këtë rast ne konfirmojmë gatishmërinë tonë bashkëpunimin dhe digjitalizimin për të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë. Dixhitalizimi rrit transparencën në administratë publike, ndërmarrësi, edukim etj.  Në këtë samit po marrin pjesë 200 biznese, 60 folës, 30 OJQ dhe 16 ngjarje e aktivitete tjera, me pjesëmarrës nga Kosova, rajoni, BE dhe ShBA”, tha Kurti.

Sipas tij diskutimet do të përqendrohen tek kapacitet 5G dhe për forcën punëtore që është e duhur për sfidat e ekonomisë, pastaj siguria kibernetike karshi sulmeve të ndryshme dhe e fundit krijimit i një ambienti inovativ për bizneset konkurruese, raporton RTK.

Kurti  vlerësoi se ky samit është mundësi për takime të bizneseve B2B dhe është një mundësi për krijimin e lidhjeve të reja të bizneseve.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se ky samit po mbahet në kuadër të procesit të Berlinit dhe për herë të parë po mbahet në Kosovë.

“Jemi të lumtur që Samit po i mbush pritjet tona, synimi ynë ka qenë lloj llojshmërie të aktiviteteve, jo vetëm me pjesëmarrësit e politik bërësit, por edhe të tjerë”, tha ajo.

Rizvanolli bëri me dije se së shpejti do të ketë rrjetit ko,betar për edukim, me anë të cilës nxënësit dhe studentët do të kenë shumë mundësi të mira.

Një prej rezultateve të prekshme është heqja e tarifave të roamingut me qëllim të heqjes së tarifave me shtetet e rajonit dhe BE-së.

Në këtë samit ka marrë pjesë edhe sekretari i shtetit në Ministrinë Federale për Digjital dhe Transport në Gjermani, Stefan Shnorr.

Sipas tij të gjitha sfidat e kohës tonë, politikave digjitale dhe ekonomisë digjitale vetëm janë duke u rritur për nga mundësia. “Ky samit është një tregim suksesi. Samiti është një tregim suksesi për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor, sidomos në digjitalizimin. Ai është një element kyç për zhvillimin tonë”, theksoi ai.

Kurti: Pandemia i ka dhënë një shtytje të madhe dixhitalizimit

Në Prishtinë ka nisur punimet dy ditore Samiti Dixhital “Prishtina 2022”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapjen e Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor’, ka thënë se ky samit u jep mundësi të gjitha shteteve të zhvillohen aspektin e dixhitalizimit, raporton RTK.

"99 % të shtëpive familjare i keni të pajisur me dixhitalizim por duhet të bëhet shumë punë për institucione publike. Pandemia i ka dhënë një shtytje të madhe dixhitalizimit dhe përdorimi e-commerc po aplikohet mjaft shumë. Shumë biznese kanë kapacitete të ulëta për dixhitalizim dhe duhet të bëjmë edhe më shumë punë edhe për të përballuar sulmet kibernetike. Nuk janë kërcënime të largëta, siç e dini ditëve të fundit kemi pas disa sulme dhe duhet marrë masa edhe për këtë", ka thënë Kurti.

Ndryshe më 17 maj 2018, në Asamblenë Digjitale në Sofje, Bullgari, Komisioni Evropian lansoi Agjendën Dixhitale për Ballkanin Perëndimor.

Kjo synon të mbështesë tranzicionin e rajonit në një ekonomi dixhitale dhe të sjellë përfitimet e transformimit dixhital, si rritja më e shpejtë ekonomike, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira.

Pjesë e agjendës është organizimi i Samitit Dixhital të Ballkanit Perëndimor (WBDS), çdo vit në kryeqytete të ndryshme anëtarësh. ËBDS këtë vit do të organizohet në Kosovë, Prishtinë më 21 dhe 22 shtator.

Po ashtu në sesione, do të ketë folës shumë kompetentë, të cilët do të diskutojnë për sfidat dhe zhvillimet më të fundit në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu do të ketë edhe garat në lidhje me të rinjtë dhe teknologjinë do të sjellin energjinë e të rinjve në Samit. Për më tepër, partnerët e DS-së do të sjellin ngjarjet e tyre inovative gjatë dy ditëve të Samitit.No description available.No description available.No description available.No description available.


MË SHUME NGA Lajme