Dy gjigantët evropian në garë për Asension
BKT
Sport

Dy gjigantët evropian në garë për Asension

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Marco Asensio në muajin janar mund të largohet nga Real Madridi.

Spanjolli sipas ‘Mundo Deportivo’ është duke u kërkuar nga dy gjigantët evropian.

Rivali i përjetshëm i Real Madridi, Barcelona dëshiron Asension, derisa lojtari kërkohet edhe nga klubi i madh italian, AC Milan.

“Barcelona dhe Milan janë të interesuar për Marco Asensio. Kontrata e tij skadon në qershor 2023”, shkruan ‘Mundo Deportivo’.

Asensio gjatë verës që lamë prapa, ka qenë i lidhur me largimin nga ‘Bernabeu’, megjithatë, ndarja mes spanjollit dhe ‘Los Blancos’ mund të ndodh në janarin që po vjen.