Nis xhirimi i filmave me metrazh të shkurtër temë diplome
Kulturë

Nis xhirimi i filmave me metrazh të shkurtër temë diplome

ATSH

Edhe këtë vit akademik 2021-2022, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit “Pakti për Universitetin” mes Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Universitetit të Arteve, studentëve iu është ofruar më tepër hapësirë dhe mbështetje.

Me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë filloi xhirimi i filmave artistikë, me metrazh të shkurtër. Këta filma janë temë diplome e studenteve të vitit akademik 2020-2021, të Universitetit të Arteve, dega “Regji Filmi dhe Televizioni”.

Filmat “Një mollë, një berberhane dhe disa rrugë”, skenari dhe regjia Ardit Vila, dhe filmi “Lucid”, skenari dhe regjia Enkel Mema, do të xhirohen në qytetin e Tiranës. Këta filma do të realizohen nga shtëpia kinematografike “Element Studios” me producent Regis Canameri.


MË SHUME NGA Kulturë