Mbahet edicioni i pestë i festivalit “ Skupi KamerFest 2022”
Dafina Smajli/RTK
Kulturë

Mbahet edicioni i pestë i festivalit “ Skupi KamerFest 2022”

Dafina Smajli/RTK

Në sallën kamertale të Filharmonisë Nacionale në Shkup në bashkëpunim me shoqatën “ MUZA” dhe asaj “Art Link” nga Beogradi u realizua koncerti kamertal me pjesëmarrje të pianistit Italian Alberto Ferro dhe trios Camerata Balcanica në përbërje me Marija Janchulevska – violinë (Maqedoni e Veriut), Vesa Doli – violë (Kosovë) dhe Angelina Zhivkoviq – violonçelo (Serbi).

Përpara publikut shkupjan, Ferro interpretoj dy  pjesë nga literatura pianistike J.S.Bach, K.Debussy,kurse vëmëndja kryesore e koncertit ishte pjesa qëndrore me intepretimin e piano kuartetit nga Mozart në g-mol me trion harkore Camerata Balcanica që konsiderohet një ndër veprat më të mëdha kur flasim për reportoarin e muzikës kamertale.

Sipas drejtuesve te festivalit koncertet të tilla me tendencë bashkëpunimi në mes popujve dhe shteteve, duhet të përkrahen më shumë.