Vasfije Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e deputetes
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Vasfije Krasniqi jep dorëheqje nga pozita e deputetes

Naser Mekolli/ RTKlive

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Kransiqi Goodman njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes. Ajo, thotë se arsye për këtë është gjendja shëndetësore dhe trajtimi që duhet ta merr në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke qenë se jam në një trajtim mjekësor, dhe si rezultat në këtë fazë të trajtimit më duhet që për çdo muaj të kem vizita të rregullta, dhe përderisa i njëjti mund të zgjas, mua më vështirësohet, përkatësisht pamundësohet tani dhe ndoshta edhe në të ardhmen realizimi i obligimeve të mija si deputete”, njofton Kransiqi Goodman.

Ajo ka treguar se për këtë hap e ka njoftuar kreun e Kuvendit dhe kryesinë.

“Kështu edhe përkundër dëshirës sime që unë të vazhdoj me përfaqësimin e juaj në Kuvend, më duhet të ju njoftoj se unë kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e deputetes. Rrjedhimisht për këtë dorëheqje sapo kam njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konnjufca, si dhe kryesinë e Kuvendit”, ka thënë pos tjerash ajo.


MË SHUME NGA Lajme