Osmani kërkon mbështetjen e Andorrës për anëtarësimin e Kosovës në KE
BKT
Foto: Presidenca e Kosoves
Lajme

Osmani kërkon mbështetjen e Andorrës për anëtarësimin e Kosovës në KE

E/Hoti/RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në New York ka takuar kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Sipas Presidentes Osmani, qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetin e rajonit.

"Më tej, Presidentja Osmani e njoftoi kryeministrin Espot se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndaj kërkoi mbështetjen e Andorrës.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale si dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha të interesit reciprok", thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme