Presion mbi serbët në veri, deri tash vetëm 5 vetura me targa RKS|Video
Rtklive
Foto: RTKlive
Lajme

Presion mbi serbët në veri, deri tash vetëm 5 vetura me targa RKS|Video

Arlinda Sejda /RTK

Deri sot vetëm 5 automjete janë regjistruar me targa të Republikës së Kosovës, nga ato ilegale që kanë serbët kryesisht në veriun e Mitrovicës. Ndërkohë, afati i këtyre tabelave ilegale skadon më 31 tetor të këtij viti.

Ani pse afatit të vendimit për targa po i afrohet koha, në rrugët e veriut të Kosovës shihen në lëvizje vetura të shumta të cilat ende janë me targa KM.

Në qendrat në veri të Mitrovicës, ku qytetarët mund të pajisen me targa " RKS", me vendim të qeverisë së Kosovës aplikimi është i hapur vetëm deri më 31 tetor.

Qytetarët serbë kanë mendime të ndryshme për targat, por shumë prej tyre nuk duan të flasin para kamerave.

"Unë i kam tabelat e Kosovës që nga paslufta", thotë një qytetar, i cili nuk dëshiron ti publikohet identiteti.

Për më shumë ndiqni kronikën në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Lajme