A do të jetë Conte zëvendësues i Allegrit te Juve?
Sport

A do të jetë Conte zëvendësues i Allegrit te Juve?

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi në Juventus, raportojnë mediat italiane.

Conte sezonin e kaluar e çoi Tottenhamin në top-katërsh. ‘Spurs’ nën drejtimin e teknikut italian edhe këtë sezon të garave, janë duke treguar formë të lartë në Premier League.

Megjithatë, Conte siç raportohet, ende nuk ka rënë dakord për zgjatjen e kontratës me klubin anglez, gjë që ka ndezur interesimin e Juvës për një rikthim te Contes në Itali.

Toinezët assesi nuk po e gjejnë formë e mirë këtë sezon të garave në Serie A, madje, ata fundjavën që lamë pas u mundën edhe nga Monza.

Tashmë tek juventinët flitet për pasuesin e Allegrit. Conte është dëshira e gjigantit italian, madje, mësohet se strategu italian nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në ish-klubin e tij.


MË SHUME NGA Sport