‘Djemtë e Ballofcit’ e ‘Deti i zi’ librat e rinj të Zejnullah Rrahmanit
Rtklive
Kulturë

‘Djemtë e Ballofcit’ e ‘Deti i zi’ librat e rinj të Zejnullah Rrahmanit

Shqipe Gashi/RTKlive

Shkrimtari Zejnullah Rrahmani, së fundi ka pasuruar veprimtarinë e tij edhe me dy libra të rinj. Dy veprat e tij janë ‘Djemtë e Ballofcit’ dhe ‘Deti i zi”, të cilat do të promovohen nesër më datën 23 shtator me rastin e 70-vjetorit të lindjes së tij.

“Më kënaqësi po e presë takimin e nesërm pak si rastësisht qëlloj që afër datës së  lindjes sime të dalin nga shtypi edhe dy veprat e mia fundit ‘Djemtë e Ballofcit’ dhe ‘Deti i ZI’ dhe pse jo mos të promovohen nesër në mënyrë që në këtë përvjetor të flitet edhe për shkrimet e mia”, tha Rrahmani sot në një intervistë në RTK.

 Ai foli edhe për krijimtarinë e tij të bujshme dhe tha se edhe si fëmijë është rritur në një shtëpi me shumë libra dhe në njëfarë mënyre thotë se më shumë njohë personazhe të veprave se sa njerëz të jetës reale.

“Ne disa prej librave ja kam dalë të realizoj disa tema të mira të letërsisë mendoj, unë kam filluar të shkruaj shumë herët si me thanë në një mënyrë jam rritur me një shtëpi që ka pasur shumë libra dhe  mund të them që më shumë njohë personazhe të librave se sa personazhe të jetës reale kështu që disa të tilla vepra pa dilemë që kanë mbetur në mendjen time dhe si ide që diçka të ngjashme mund ta pretendoj njeriu do ta realizoj një ditë pra janë bërë frymëzim për mua”, thotë shkrimtari Rrahmani.

Për më shumë ndiqeni videon:


MË SHUME NGA Kulturë