Gërrvalla dhe Lewis flasin për aspektet ushtarake mes ShBA-së dhe Kosovës
Rtklive
Foto:MPJD
Lajme

Gërrvalla dhe Lewis flasin për aspektet ushtarake mes ShBA-së dhe Kosovës

Fadil Sertolli/ RTKlive

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork priti asistenten e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Politiko-Ushtarake, JessicaLewis.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, në takim u bisedua për çështje të ndryshme që prekin politikën e jashtme, me theks të veçantë në aspektet ushtarake të marrëdhënieve mes ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit biseda u përqendrua edhe në çështje të sigurisë në rajonin e Ballkanit si dhe në nevojën e pranisë së shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan sidomos në kohë krizash që ndërlidhen me sigurinë jo vetëm të Ballkanit por edhe tërë Evropës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e informoi asistenten e Sekretarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës dhe për reformat e ndërmarra në vend si dhe për ndikimin e agresionit ushtarak rus në Ukrainë në sigurinë dhe ekonominë e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme