Sheva i ngazëllyer me formën e Milanit: Futbolli italian po rritet
Sport

Sheva i ngazëllyer me formën e Milanit: Futbolli italian po rritet

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Legjenda e AC Milan-it, Andriy Shevchenko thotë së është i kënaqur që i sheh në formë të mirë kampionët në fuqi të Italisë edhe këtë sezon të garave.

Shevchenko mendon se futbolli italian tani po rritet. Ai thotë se trajneri i Milanit Stefano Pioli po bën punë të madhe me ‘Rossonerët’.

“Futbolli italian po rritet. Ka më shumë konkurrencë të brendshme. Intensiteti është rritur shumë dhe sheh shumë ndeshje të mira. Ka shumë skuadra të denja për Scudetto”, tha ish-asi ukrainas.

“Stefano Pioli po bën punë të shkëlqyer. Kam shumë respekt dhe admirim për të. Ai ka arritur ta shndërrojë ekipin në një ekip fitues”.

“Ishte e mrekullueshme të shihje Milanin pas kaq vitesh duke e ngritur Scudetton. Ishte emocionale të shihesh kaq shumë tifozë të Milanit duke festuar titullin”, Shevchenko.


MË SHUME NGA Sport