Irlanda Veriore-Kosova, ja cilën kombëtare e favorizojnë bastet
Sport

Irlanda Veriore-Kosova, ja cilën kombëtare e favorizojnë bastet

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, këtë të shtunë rikthehet në aksion në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ luajnë në udhëtim tek Irlanda Veriore, në sfidën që nis në orën 18:00.

Kombëtarja jonë e në ndeshjen e parë e luajtur në ‘Fadil Vokrri’ e kishte mposhtur Irlandën me rezultat 3-2.

Kosova edhe në duelin e së shtunës kërkon fitore, sepse kjo sfidë është e rëndësishme për pozitën e dytë në grup.

Kompanitë e basteve tashmë kanë bërë vlerësimet e tyre. Irlanda llogaritët favorite, ku fitorja e tyre ka kuotën 2.2, ajo e Kosovës 3.55 ndërsa barazimi është 3.20.


MË SHUME NGA Sport