Kosova e fiton edhe miqësoren e dytë me Malin e Zi
Sport

Kosova e fiton edhe miqësoren e dytë me Malin e Zi

Uran Krasniqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën nën 17-vjeç në konkurrencën e vajzave ka realizuar fitore në ndeshjen e dytë miqësore kundër Malit të Zi. Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0. 

Serinë e golave e hapi Shenarta Bela, me golin e realizuar në minutën e 11-të, për ta vazhduar më pas Sahare Berisha, me golin e minutës së 17-të. Ndërkaq, golin e tretë dhe rezultatin përfundimtar e vendosi Albina Gegaj, në minutën e 27-të.

Në ndeshjen e parë Kosova kishte fituar me shifrat 4:2.


MË SHUME NGA Sport