19:38 / 22.09.2022
Mancini thotë se Italia e ka vështirë ndaj Anglisë
Uran Krasniqi/RTKLive
Ndeshja me Anglinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, ka thënë trajneri i Italisë, Roberto Mancini.
"Unë mendoj se Anglia është një nga ekipet më të mira në botë. Ata janë plot me talent, veçanërisht sulmuesit", është shprehur italiani.
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë.
Skuadra e trajnerit Gareth Southgate hyn në ndeshje jashtë formës, pasi ata nuk arritën të fitojnë asnjë nga katër ndeshjet e tyre të para në Ligën e Kombeve.
Ndeshje mes kombëtareve të mëdha zhvillohet të premtën dhe i përket Grupit 3 të Ligës A.























