Osmani në New York thotë se Kosova po jep kontribut për paqe e stabilitet
Rtklive
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani në New York thotë se Kosova po jep kontribut për paqe e stabilitet

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Një tjetër takim ka zhvilluar presidentja e shtetit Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në New York. Këtë herë ka takuar ministrin e Jashtëm të Republikës së Palaut, Gustav Aitaro.

“Në një bisedë përmbajtësore, Presidentja Osmani diskutoi me ministrin Aitaro për thellimin e raporteve  ndërshtetërore dhe hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në fushat me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin presidencial.

Në këtë takim presidentja ka thënë se institucionet e Kosovës kanë prioritet sundimin e ligjit dhe krijimin e vendeve të punës, si dhe forcimin e aleancave.

“Në këtë kontekst, ajo shtoi se Kosova është partner kredibil për vendet demokratike anekënd globit dhe po e jep kontributin e saj të vazhdueshëm për paqe e stabilitet në rajon e përtej”, thuhet në njoftim.

Më tej, Presidentja Osmani tha se shteti i Kosovës po ndjek me këmbëngulje rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe konsolidimit të mëtejshëm të pozitës ndërkombëtare, prandaj thellimi i raporteve me shtete anekënd botës ka rëndësi të madhe.

Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Palaut për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

 


MË SHUME NGA Lajme