22:54 / 22.09.2022
Kroacia fiton ndaj Danimarkës
Uran Krasniqi/RTKLive
Një ndeshje intresante është zhvilluar në Zagreb, ku Kroacia ka mposhtur Danimarkën, çka ka bërë që ballkanasit të marrin pozitën e parë të Grupit 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Kroatët kanë realizuar fitore me rezultat 2-1.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e Sosa, por gëzimin kroat e ka prishur Eriksen me një gol të shënuar nga një largësi prej tridhjetë metrash.
Epërsinë pvrfundimtare dhe golin e fitores për Kroacinë e ka vulosur Majer.
Ndeshjen e ardhshme Kroacia e luan me Austrinë, e cila gjendet në vendin e fundit në grup.























