23:00 / 22.09.2022
Holanda mposht Poloninë në tokën e saj
Uran Krasniqi/RTKLive
Holanda e ka mposhtur bindshëm Poloninë në tokën e kësaj të fundit gjatë një ndeshje që vjen pas një pauze disa mujore të Nations League.
Rezultati përfundimtar ka qenë 0-2.
Gakpo dhe Bergwijn kanë shënuar pvr fitoren e tulipanëve.
Pas kësaj fitore Holanda kryeson tabelën e Grupit 4 të Ligës A.
Ndeshjen e radhës Holanda luan me fqinjin e saj, Belgjikën.























