Milani i ofron tre milion, ja sa kërkon Bennacer
Rtklive
Sport

Milani i ofron tre milion, ja sa kërkon Bennacer

Fatmir Bytyqi /RTKlive

AC Milan raportohet se tashmë ka përgatitur ofertën për rinovimin e kontratës me futbollistin Bennacer.

Kampionët në fuqi të Italisë, sipas mediave italiane, kanë përgatitur ofertën në vlerë prej tre milion euro në vit për Bennacer.

Por, lojtari mësohet se kërkon një milion më shumë. Megjithatë, marrëveshja mes dy palëve duket se është afër dhe se zyrtarizmi mund të arrihet shumë shpejtë.

“Propozimi i parë i Milan-it për rinovimin e Bennacer është 3 milionë euro, lojtari kërkon 4 milionë euro”, shkruajnë mediat italiane.

Bennacer është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Stefan Piolit.


MË SHUME NGA Sport