Kurti me ministra të shtunën nikoqir i kryetarëve të komunave të Kosovës
Lajme

Kurti me ministra të shtunën nikoqir i kryetarëve të komunave të Kosovës

Fadil Sertolli/ RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me disa nga ministrat e tij, të shtunën do të takohet me Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës për të diskutuar rreth performancës buxhetore të Komunave dhe Investimet Kapitale, energjinë dhe ujërat projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) si dhe Strategjia për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar.

“Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal kemi nderin të ju ftojmë në takimin e përbashkët me SH.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë,  Artane Rizvanolli, dhe Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me ç’rast do të diskutohen temat:

- Performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale;

- Energjia dhe ujërat;

- Projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe

- Strategjia për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, thuhet në një njoftim nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Sipas këtij njoftimi, takimi do të mbahet me datën 24.09.2022 në Hotel Dukagjini në Pejë, duke filluar nga ora 10:00.


MË SHUME NGA Lajme