Osmani në takimin me ministrin Généus diskutuan për krizën energjetike
Rtklive
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani në takimin me ministrin Généus diskutuan për krizën energjetike

K. Kasumi/ RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në New York, ka takuar kryesuesin e delegacionit të Haitit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, njëherësh ministër i Jashtëm i Haitit, Jean Victor Généus.

"Në takim u riafirmuan marrëdhëniet e mira dhe u diskutua për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit. U diskutua edhe për situatën në përgjithshme në rajon e më gjerë, krizën energjetike dhe atë ushqimore", thuhet në njoftimin presidencës.

Osmani theksoi se në kohë sikurse këto solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë parakushte për tejkalimin e situatave të tilla.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në takim me ministrin Généus, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për integrimin euroatlantik dhe se ka shënuar përparim në reformat në drejtësi dhe sundim të ligjit. Sipas saj, forcimi i pozitës ndërkombëtare të Kosovës është prioritet shtetëror.


MË SHUME NGA Lajme