“Festari” edhe këtë vit në Suharekë|Video
Lajme

“Festari” edhe këtë vit në Suharekë|Video

Myrvete Axhami / RTK

Në Komunën e Suharekës këtë javë po organizohet festa e rinisë e njohur si “Festari“. Në këtë aktivitet marrin pjesë bujq, artistë e sportistë nga Kosova dhe Shqipëria. Qëllimi i kësaj feste është të bëjë bashkë rininë dhe të përcjellin tek ajo traditën e jetës në këtë komunë.

Përfaqësues nga bota e artit, e bujqësisë dhe sportistit me aktivitete të ndryshme promovuese po marrin pjesë në festivali i rinisë “Festari” që po mbahet në qytetin e Suharekës. Kjo festë organizohet çdo vit në muajin shtator dhe mbledh shumë mysafir nga Kosova e Shqipëria.

Në këtë festë ka vend për të gjithë moshat, ndërkaq, defileu mes për mes qytetit me grupe artistike dhe prodhime vendore që prezantojnë traditën e jetës në këtë komunë, është më i pëlqyeri këtë javë.

Këto ditë në këtë komunë të gjithë prodhuesit vendorë kanë mundësinë të prezantojnë produktet e tyre.

Rrushi dhe përpunimi i verës është karakteristikë mijëvjeçare e trevës së Suharekës, andaj edhe “Festari” përkon me gëzimin e vjeljes së rrushit dhe të përpunimit të verës.

Festivali do të përfundojë të dielën më 25 shtator.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme