Instalacioni simbolik “Fëmijët në Shkolla”
FOTO/ KOMF
Në Fokus

Instalacioni simbolik “Fëmijët në Shkolla”

RTKlive

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF mban prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”.

Aktiviteti do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, ku do të vendoset një instalacion, për të simbolizuar të drejtën e fëmijës në arsim.

Instalacioni do të vendoset me datë 24 Shtator 2022, prej orës 12:00-13:00. Në këtë aktivitet, do të prezantohen të dhëna dhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit shkakton tek fëmijët.

"Duke qenë se e drejta për arsim është e drejtë themelore e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, KOMF konsideron se në situatën e krijuar duhet të veprohet me urgjencë, për të rikthyer fëmijët në bankat e shkollës. Ndërprerja e procesit mësimor po shkakton çdo ditë dëme tek fëmijët", njofton KOMF.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle