23:05 / 24.09.2022
Spanja befasohet nga Zvicra, Portugalia deklason Republikën Çeke
Uran Krasniqi/RTKLive
Spanja është befasuar si nikoqir nga Zvicra, ku është mposhtur me rezultatin 1-2 në një ndeshje të vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndërsa Portugalia ka fituar thellë ndaj Republikës Çeke,me rezultatin 0-4.
Akanji dhe Embolo kanë gjetur golat për zviceranët, derisa Jordi Alba ka shënuar për spanjollët.
Në Pragë golat për portugezët u realizuan nga Diogo Dalot, i cili shënoi dy herë dhe nga Bruno Fernandes, si dhe Diogo Jota.
Në ligat e tjera Ukraina ka fituar ndaj Armenisë 5-0, Skocia nga Irlanda 2-0, Sllovenia nga Norvegjia 2-1, Serbia nga Suedia 4-1 dhe Qipro nga Greqia 1-0.























