Von Cramon e quan skandal marrëveshjen mes Serbisë dhe Rusisë
E.Hoti/RTKlive
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur skandal të rëndë nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Rusisë.
Në një postim në Twiter, Von Cramon ka thënë se ndoshta marrëveshja është sinjal për ngrirjen e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE.
“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin e bashkëpunimit të ardhshëm me agresorin rus. Apo ndoshta është vetëm një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka shkruar ajo.

Lidhur me nëshkrimi e kësaj marrëveshje ka reaguar sot edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
"Ne përballemi me fqiun verior, që përveç se nuk e njeh Kosovën dhe krimet të cilat i ka kryer regjimi i Millosheviçit në Kosovë, gjithashtu mban edhe lidhje të ngushta me federatën ruse, siç ishte edhe marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, e që duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore e demokratike“, ka thënë Kurti.























