Mbahet ushtrimi fushorë MISP 2022
Në Fokus

Mbahet ushtrimi fushorë MISP 2022

A.Bela / RTKlive

Kryqi i Kuq i Kosovës ka mbajtur ushtrimin fushorë pas trajnimit të stafit professional shëndetësor në komunën e Ferizajit për Pakon Minimale Fillestare.

Burim Seferi, Koordinator për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave në Kryqin e Kuq të Kosovës,tha se Kryqi i Kuq i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe përkrahjen e UNFPA-së, ka arritur të realizojë ushtrimin fushor për MISP, duke realizuar objektivat e ushtrimit MISP 2022.

“Ushtrimi MISP 2022 i realizuar sot me datë 23.09.2022, në Komunën e Ferizajit, me punëtorët shëndetësor, ka testuar institucionet lokale në tri objektiva: Komunikim, Koordinim ndër institucional, dhe Reagim në MISP. Në ushtrim kanë marrë pjesë këto institucione: Policia e Kosovës, QKMF Ferizaj, Emergjenca Ferizaj, Instituti kombëtar i shëndetit publik regjioni i Ferizajit, dhe Kryqi i Kuq i Kosovës. Ushtrimi është përcjellur nga mediat dhe publiku i gjerë dhe gjatë realizimit u monitorua dhe vlerësua nga përfaqësuesist e UNFPA-së të cilët ishin prezent gjatë gjithë kohës së realizimit të ushtrimit”- u shpreh Seferi.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle