Ndërroi jetë profesori universitar Belul Beqaj
Foto arkiv/ RTK
Lajme

Ndërroi jetë profesori universitar Belul Beqaj

RTKlive

Është ndarë nga jeta profesori universitar Belul Beqaj. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet se varrimi do të bëhet sot në orën 13:00 në Prishtinë.

"Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë Belul Beqaj ndërroi jetë sot më 25 shtator 2022. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 25.09.2022 në ora 13:00, në varrezat e qytetit, Prishtinë (Arbëri)", njofton Familja Beqaj.

Rreth biografisë së Belul Beqajt:

Dr. Belul Beqaj lindi në Prizren më 1957, ku i kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Ka diplomuar, magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, përkatësisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit publik të Maqedonisë. Është autor i dhjetëra punimeve publicistike -shkencore, pjesëmarrës në konferenca të shumta brenda dhe jashtë Kosovës. Bartës dhe bashkëpunëtor i shumë projekteve hulumtuese në Kosovë dhe jashtë, si dhe autor i disa librave.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme