Nesër mblidhet kryesia, në rend dite interpelanca e ministrit Murati
Foto/ Arkiv/ RTKlive
Lajme

Nesër mblidhet kryesia, në rend dite interpelanca e ministrit Murati

A.Bela

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet nesër, e ku në rend ditë janë disa pika, përfshirë edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”, shqyrtimi i parë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave”, njofton Kuvendi i Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme