FBK vlerëson kontributin e Belul Beqajt, ngushëllon familjen
BKT
Sport

FBK vlerëson kontributin e Belul Beqajt, ngushëllon familjen

Uran Krasniqi/RTKLive

Federata e Basketbollit e Kosovës ka vlersuar se Belul Beqaj ka kontribuar për sportin para dhe pas lufte. FBK me rastin e vdekjes së Beqajt ka ngushëlluar familjen e të ndjerit. 

"E nderuara Beqaj dhe komuniteti i basketbollit,

Sot në mëngjes jemi zgjuar të shokuar kur kemi dëgjuar lajmin tronditës se ka ndërruar jetë, i nderuari dhe i respektuari, Belul Beqaj.

Vdekja e tij ka tronditur gjithë komunitetin e basketbollit.

Ai do të kujtohet jo vetëm si ish kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, por edhe një person që ka hyrë në histori për tu mos harruar asnjëherë.

Kontributi i tij për sportin më të dashur ishte para dhe pasluftës. Në kohë të vështira dhe me shumë sfida. Veprat e tij kanë hyrë në histori.

Beqaj ishte një person shumë i afërt me bashkëpunëtorët, me vizion të qartë dhe largpamës. Ndihma e tij që ka dhënë në basketbollin e Kosovës nuk do të harrohet asnjëherë.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Beqaj dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

Me Respekt,

Arben Fetahu

Kryetar i FBK-së", thuhet në letrën e FBK-së.