Policia jep hollësi për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Policia jep hollësi për vrasjen e djeshme në Prishtinë

K. Kasumi/ RTKlive

(E plotësuar, data: 26.09.2022) Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar sot për rastin e djeshëm të vrasjes në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Policia e Kosovës bënë të ditur se i njëjti ishte qëlluar me armë zjarri nga pakujdesia gjatë kohës që kishte qenë në gjueti.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, kurse nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë  fishekë.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NGA PAKUJDESIA

Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë

A.Bela / RTKlive

Një plagosje ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në lagjen Kolovicë të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. 

"Viktima e këtij rasti F.B. mashkull,  nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK", tha ajo për RTKlive.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast.

"Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje", tha ajo.


A.R Katana
Kosovo Telecom
Golden Eagle

MË SHUME NGA Lajme